• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tajms: Raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi me siguri do të përdoren në luftërat në Kursk

Tajms: Raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi me siguri do të përdoren në luftërat në Kursk

Londër, 18 nëntor 2024 (MIA) - Pasi presidenti amerikan i lejoi Ukrainës të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi ATACMS për sulme në brendësinë e territorit rus, Kievi me siguri së pari do t'i sulmojë ushtarët rus dhe koreanoverior të cilët luftojnë kundër forcave ukrainase në rajonin Kursk në Rusinë perëndimore, shkruan Tajmsi britanik, duke i'u referuar mediave amerikane.

Persona zyrtarë thanë se autorizimi për përdorimin e raketave amerikane ATACMS, për të cilën kohë të gjatë është diskutuar në Uashington dhe për të cilën diskutohet në Kiev, është përgjigje e një lëvizjeje e të paktën 10.000 ushtarëve të Koresë së Veriut t'i mbështesin forcat ruse në kufirin me Ukrainën, beson Tajms.

Burime të Dauning strit deklaruan për gazetën londineze se raketat ATACMS kanë specifikime më të ndryshme ushtarake nga raketat Storm Shadow, përdorimi i të cilave në Kiev u miratua nga Franca dhe Britania e Madhe menjëherë pas vendimit të SHBA-së për përdorimim e raketave ATACMS.

Kjo mund të nënkuptojë se SHBA nuk do ta miratojë përdorimin e raketave Storm Shadow, edhe krahas kërkesave të qeverisë ukrainase jashtë kanaleve publike, shton Tajms.

Edhe pse raketat Storm Shadow janë nga OK, ata kanë teknologji amerikane, e cila kërkon miratim paraprak për përdorim.

Sipas Nju-Jork Tajms, Rojters dhe disa mediave tjera, administrata e presidentit në shkuarje, Xho Bajden dje autorizoi Ukrainën t'i përdorë raketat e lundrimit me rreze të gjatë veprimi ATACMS për sulme në brendësinë e territorit rus, ndërsa pastaj, siç publikoi Figaro, edhe Franca e Britania e Madhe, lejuan përdorimin e raketave SCALP/Storm Shadow. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR