• e shtunë, 23 nëntor 2024

"Tajms of Izrael": SHBA-ja u pajtua për operacionin izraelit në Rafah nëse Izraelin nuk e sulmon Irani

Tel-Aviv, 18 prill 2024 (MIA) - SHBA-ja e ka pranuar planin izraelit për operacionin tokësor në pjesën jugore të Gazas në qytetin Rafah në këmbim që të mos kryejnë sulm të madh ndaj Iranit, publikoi "Tajms of Izrael" (Time of Israel), duke iu referuar një funksionari anonim egjiptian.

"Administrata amerikane tregoi se e pranon planin që e prezantoi paraprakisht qeverinë okupatorëve për operacionin ushtarak në Rafah, në këmbim për moskryerje të sulmit të madh ndaj Iranit", deklaroi një funksionar anonom egjiptian për median e Katarit, Al Arabia al Xhahid.

Ai shtoi se Egjipti po përgatitet për pasoja të mundshme nga pushtimi i Rafah, ku sipas mediave izraelite, janë të lokalizuar në grupin militant palestinez dhe mbi një milionë civilë, të cilët kanë ikur nga pjesët tjera të Rripit të Gazës, ndërsa supozohet se atje janë edhe liderët e Hamasit dhe pengjet izraelite mb/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR