• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tajlanda vendos tatim për pensionistët e pasur nga Perëndimi

Tajlanda vendos tatim për pensionistët e pasur nga Perëndimi

Bangkok, 29 mars 2024 (MIA) - Sipas ligjit të ri tatimor tajlandez, të gjithë rezidentët tatimorë të cilët i realizojnë të ardhurat e tyre jashtë vendit, ndërsa shpenzojnë para në Tajlandë, në të ardhmen do të duhet të paguajnë tatim.

Këto dispozita vlejnë jo vetëm për qytetarët e Tajlandës, por edhe për mijëra pensionistë të huaj të cilët i kalojnë ditët e pensionimit në Tajlandë. Në mesin e tyre ka edhe shumë pensionistë nga Evropa, ndërsa para së gjithash nga Gjermania. 

Pensionistët jetojnë rahat në Tajlandë nga kursimet dhe të ardhurat të cilat i kanë fituar derisa punonin në vendet e tyre amtare. 

"Kjo është goditje shumë e rëndë për pensionistët gjermanë", thotë këshilltari tatimor Martin Libenov nga firma ndërkombëtare revizore Mazars në Bangkok", transmeton Tportal.

Pensionistët nuk janë të vetmit që janë prekur. Kjo është goditje e vështirë për çdonjërin që do të zhvendoset në Tajlandë dhe do të jetojë nga kursimet dhe të ardhurat e tyre nga jashtë, pa marrë parasysh nëse janë pensionistë ose është ndonjë nga nomadët e shumtë digjitalë", thotë Libenov. fc/

Fotografia: Piksabej

 

QËNDRONI TË LIDHUR