Tajlandë: Në përleshjet kanë vdekur të paktën tetë civilë
- Të paktën tetë persona u vranë në përleshjet me Kamboxhian të dielën, kumtoi policia tajlandeze. Raketa goditi një dyqan në Ban Nam Jen, rreth 20 kilometra nga kufiri me Kamboxhën, konfirmoi shefi i qarkut Kantaralak në provincën Sisake.
Bangkok, 24 korrik 2025 (MIA) - Të paktën tetë persona u vranë në përleshjet me Kamboxhian të dielën, kumtoi policia tajlandeze. Raketa goditi një dyqan në Ban Nam Jen, rreth 20 kilometra nga kufiri me Kamboxhën, konfirmoi shefi i qarkut Kantaralak në provincën Sisake.
Sipas Si-En-En, Tajlanda akuzoi forcat kamboxhiane se kanë qëlluar dy raketa BM-21 në një zonë civile në qarkun Kap Çoeng, provinca Surin, ku u plagosën tre civilë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Tajlandës kumtoi se sulmet kamboxhiane ndaj zonave civile vazhduan gjatë gjithë ditës, përfshirë një sulm ndaj Spitalit Fanom Dong Rak.
"Këto akte kanë shkaktuar humbje të mëtejshme të jetëve dhe lëndime të qytetarëve tajlandezë", deklaroi një zëdhënës i ministrisë në konferencë për shtyp.
Më herët, Kamboxhia kumtoi se një aeroplan luftarak tajlandez F-16 hodhi dy bomba në rrugë. Deri më tani nuk ka informacione për viktima nga ana kamboxhiane.
Ambasada tajlandeze në kryeqytetin e Kamboxhias Phnom Pen, u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga vendi "sa më shpejt të jetë e mundur" për shkak të përshkallëzimit të konfliktit kufitar, duke paralajmëruar se konflikti mund të "vazhdojë dhe të përshkallëzohet më tej", publikoi Si-En-En.
Si Kina ashtu edhe Britania e Madhe u kanë bërë thirrje qytetarëve në afërsi të konfliktit të jenë të kujdesshëm.
"Shtetasit britanikë duhet të jenë "veçanërisht të kujdesshëm" dhe "të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale" kur udhëtojnë në zonat kufitare midis Tajlandës dhe Kamboxhias, paralajmëroi Ministria e Punëve të Jashtme.
Ndërkohë, Kina u ka kërkuar gjithashtu qytetarëve të saj në Kamboxhia të shmangin zonat kufitare. Tajlanda ka mbyllur kufirin e saj tokësor me Kamboxhian për shkak të përshkallëzimit të tensioneve.
Qeveria e Kamboxhiaz ka vendosur të ulë nivelin e marrëdhënieve diplomatike me Tajlandën, pas hapave të ngjashëm nga qeveria tajlandeze.
Tajlanda i uli dje marrëdhëniet diplomatike me Kamboxhian pas incidenteve me mina në afërsi të kufirit ku u plagosën ushtarë tajlandezë.
I gjithë personeli diplomatik kamboxhian i stacionuar në Bangkok është urdhëruar të kthehet në vend. ls/
Foto: Arkivi i EPA-s