• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tajfun në Japoni dhe Korenë Jugore, janë anuluar të gjitha fluturimet, paralajmërohet stuhi tjetër

Tajfun në Japoni dhe Korenë Jugore, janë anuluar të gjitha fluturimet, paralajmërohet stuhi tjetër

Tokio, 9 gusht 2023 (MIA) - Për shkak të reshjeve të fuqishme të shiut që sot i solli tajfuni Kanun prëderisa i goditi pjesët jugore të Japonisë dhe rajonet e Koresë së jugut, janë anuluar të gjitha fluturimet, ndërsa trenat janë ndalur sepse po afron edhe një stuhi në lindje, e cila i kanoset Tokios.

Moti i lig për momentin është në detin në jug të Kjushut, ishulli kryesor jugperëndimor japonez, rreth 860 kilometra larg Tokios.

Paraprakisht e shkatërroi rajonin jugperëndimor të Okinavës.

Moti i lig nuk e humbi fuqinë dhe po lëvizë jashtëzakonisht ngadalë, me shpejtësi prej rreth 10 kilometra, që do të thotë se era dhe shiu do të përqendrohen gjatë në atë rajon.

Agjencia japoneze meteorologjike (JMA) dha paralajmërimin për reshje të rrëmbyeshme dhe erë të fuqishme në shumë pjesë të Japonisë jugore dhe perëndimore. për këtë shkak, kompanitë të cilat prodhojnë automobila, përfshirë edhe Tojotën, e ndërprenë një pjesë të prodhimit.

"Koreja e Jugut shpalli nivel më të lartë të alarmit dhe u detyrua të anulojë pothuajse 80 fluturime dhe të mbyllë shumë rrugë detare", kumtoi Minsitria e Punëve të brendshme. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR