• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

“Tajd”: Hungaria ka spiunuar përfaqësues dhe zyrtarë të BE-së

“Tajd”: Hungaria ka spiunuar përfaqësues dhe zyrtarë të BE-së

Bruksel, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Shërbimi i inteligjencës së Hungarisë, Zyra për informim (IH), ka spiunuar përfaqësues të BE-së që kanë vizituar Budapestin duke kontrolluar dhomat e tyre të hotelit dhe duke shkarkuar informacione nga laptopët e tyre, bën të ditur gazeta belge në gjuhën holandeze "Tajd" ("Koha").

Në storjen për investigimin e përbashkët të gazetës me organizatën joqeveritare hungareze Direkt36, theksohet se përveç përfaqësuesve evropianë, IH ka mbledhur informacione edhe nga shtetas hungarez të punësuar në institucionet e BE-së, jo në mënyrën që ka detyruar për të bashkëpunuar me ta ose duke i spiunuar.

“Tajd” duke cituar “burime nga afër me mënyrën e punës së shërbimit të inteligjencës hungareze” thekson se spiunazhi është zhvilluar prej disa vitesh dhe ka ardhur në shprehje muajt e fundit kur zyrtarë nga institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare kanë qëndruar më shpesh në Hungari, pasi vendi kryeson me Unionin në gjysmën e dytë të vitit.

Në tekstin gjithashtu theksohet edhe për një rast që përfshin punonjës në Zyrën kundër mashtrimit në BE- OLAF e cila në periudhën 2015-2017 ka hulumtuar keqpërdorim të mundshëm të fondeve evropiane në Hungari, kështu që hetuesit e saj qëndruan në disa raste në vend. Sipas “Tajd”, gjatë asaj periudhe IH ka incizuar biseda telefonike të hetuesve të OLAF, ka monitoruar dhe përgjuar takimet e tyre private. Gazeta, madje pretendon se hetuesit e OLAF-it ka vënë re se janë ndjekur derisa kanë lëvizur me automjetet e tyre.

Megjithatë, OLAF nuk është përgjigjur në pyetjet e “Tajd” rreth pohimeve të tilla.

“Qëllimi nuk ka qenë vetëm OLAF, sipas burimeve tona, ka pasur periudha kur janë spiunuar pothuajse të gjitha delegacionet e BE-së të cilët kanë qenë për vizitë në Hungari”, thekson “Tajd”.

Duke komentuar akuzat për spiunim të përfaqësuesve evropianë nga IH, burime në qeverinë hungareze u përgjigjën se ata "nuk merren me lajme të rrejshme".

Nga ana tjetër, Komisioni Evropian ende nuk ka komentuar akuzat e tilla.

Foto: skrinshot

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR