• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tajani: Situata me emigrantët nuk është shpërthyese, ajo tashmë ka shpërthyer

Tajani: Situata me emigrantët nuk është shpërthyese, ajo tashmë ka shpërthyer

Romë, 18 shtator 2023 (MIA) - Nënkryetari dhe ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani sot deklaroi se situata me fluksin e një numri të madh të emigrantëve nga Afrika “nuk është shpërthyese, por tashmë ka shpërthyer”.

"Shikoni historinë e pushtimeve barbare - ushtria romake, më e fuqishmja në historinë ushtarake, nuk mundi t'i ndalte, deklaro Tajani për gazetarë në konsullatën italiane në Nju Jork.

Shefi i diplomacise italiane tha se nuk ka mure që mund të ndalojnë lëvizjen e miliona e miliona njerëzve.

Më shumë se 127,000 emigrantë kanë hyrë në Itali deri më tani këtë vit, afërsisht dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Shumë prej tyre hyjnë nëpërmjet Lampedusës, ishullit më jugor të Italisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR