• e hënë, 08 korrik 2024

Tajani: Shpërthimi në spitalin në Gazë nuk u shkaktua nga raketa izraelite, numri i i viktimave është më i vogël 

Tajani: Shpërthimi në spitalin në Gazë nuk u shkaktua nga raketa izraelite, numri i i viktimave është më i vogël 

Romë, 24 tetor 2023 (MIA) - Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani sot deklaroi se shpërthimi në spitalin në Gazë gjatë javës së kaluar nuk është shkaktuar nga raketë e gjuajtur nga Izraeli, ndërsa vuri në dyshim edhe numrin e të vrarëve, të cilin e kanë paraqitur autoritetet palestineze.

"Duhet patjetër të shmangim ndikimet negative të propagandës, sepse ajo raketë që thuhet se ka shkaktuar 500 raste të vdekjes, e në realitet ka pasur rreth 50 persona, nuk është gjuajtr nga Izraeli", deklaroi Tajani për televizionin Skaj TG24.  

Ministria e Shëndetësisë në Gazë theksoi se numri i personave që humbën jetën në spital është 471.

Tajani nuk kumtoi se mbi cilat prova i bazon pohimet e tij. si/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR