• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tajani: Po punojmë në zgjidhje të problemeve të përbashkëta, lufta kundër emigracionit, mbrojtja e kufijve dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

Tajani: Po punojmë në zgjidhje të problemeve të përbashkëta, lufta kundër emigracionit, mbrojtja e kufijve dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor
Athinë, 16 nëntor 2022 (MIA) - Punojmë në zgjidhje të problemeve të përbashkëta, lufta me emigracionin ilegal, mbrojtja e kufijve tanë dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, shkroi në Tuiter zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani pas takimit me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp në Romë folën për marrëdhëniet bilaterale, situatën në Libi., luftën në Ukrainë, pozicionin e Turqisë ndaj Greqisë, si dhe çështjen e emigrantëve, për të cilën theksuan se janë rritur valët e emigracionit drejt të dy vendeve. Tajani theksoi se Italia dhe Greqia janë "nën presion të fuqishëm të emigracionit" dhe sërish e ngriti apelin për solidaritet evropian dhe zgjidhje evropiane të kahëzuara drejt rregullimit të valëve të emigracionit, si përgjatë rutës së Mesdheut, ashtu edhe përgjatë rutës ballkanike. Dendias potencoi se "Greqia dhe Italia, si shtete të linjës së parë", duhet të bashkëpunojnë ngushtë, por edhe se emigracioni është "sfidë tejet e madhe për projektin evropian", duke cekur se Evropa duhet të bëjë më shumë për përballje me këtë fenomen. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR