• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tajani me qëndrim se Ballkani Perëndimor do t'i bashkangjitet BE-së para Ukrianës

Tajani me qëndrim se Ballkani Perëndimor do t'i bashkangjitet BE-së para Ukrianës

Luksemburg, 24 qershor 2024 (MIA) - Ministri italian i Punëve të jashtme, Antonio Tajani deklaroi sot se Ballkani Perëndimor duhet t'i bashkangjitet Bashkimit Evropian para Ukrainës dhe shfaqi shpresë se kjo do të ndodhë para vitit 2030.

Në Luksemburg, ku po mbahet tkaimi i ministrave të jashtëm të BE-së, Tajani, i pyetur për të komentuar faktin se Ukraina nesër zyrtarisht do t'i fillojë negociatat me BE-në, tha se BE-ja është e gatshme ta mbështesë atë vend në çdo sektor, prëfshirë edhe në luftën kundër korrupsionit, por theksoi se në rend duhet të vijë Ballkani Perëndimor para Ukrainës.

"Para Ukrainës ka shumë vende nga Ballkani Perëndimor. Duhet të shkojmë më tutje dhe shpresoj për anëtarësim të plotë të vendeve nga Ballkani Perëndimor para vitit 2030, e më pas duhet të punojmë me Ukrainën dhe Moldavinë. Mendoj se është me rëndësi menjëherë të filloni dialog me Ukrainën", tha Tajani. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR