Tajani: Italia dhe G7 po punojnë për armëpushim në Liban dhe Gazë
- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani deklaroi se Italia dhe vendet e G7 po punojnë për armëpushim në Liban dhe Gazë, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
- Post By Fami Bajrami
- 16:46, 25 shtator, 2024
Nju-Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani deklaroi se Italia dhe vendet e G7 po punojnë për armëpushim në Liban dhe Gazë, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
"Ky është prioritet për Italinë dhe G7", theksoi ai.
Tajani publikoi se ka diskutuar hollësisht çështjen me homologun e tij iranian, Abas Aragçi, "për t'u përpjekur ta bind" t'i ndihmojë Italisë dhe G7-shit "me ushtrimin e presionit ndaj Hezbollahut për të ndaluar sulmet ndaj Izraelit".
"Do të bisedojmë edhe me Izraelin për të parandaluar mundësinë e një pushtimi tokësor në Liban", shtoi ai.
Shihet qartë, tha ai, së nevojitet vendosja e një kufiri të ri tokësor midis Izraelit dhe Libanit, ashtu siç u bë me kufirin detar. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s