Tajani: Italia angazhohet për organizimin e konferencës së re paqësore për Ukrainën me pjesëmarrjen e Rusisë
- Italia angazhohet për organizimin e konferencës së re paqësore për Ukrainën, por me pjesëmarrjen e Rusisë, Kinës, Brazilit dhe Indisë, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.
- Post By Fami Bajrami
- 18:39, 20 dhjetor, 2024
Romë, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Italia angazhohet për organizimin e konferencës së re paqësore për Ukrainën, por me pjesëmarrjen e Rusisë, Kinës, Brazilit dhe Indisë, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.
Në një intervistë për Vatikan Njuz, ai tha se konferenca nuk mund të organizohet pa praninë e SHBA-së, të cilat i japin Ukrainës garanci për fuqi ekonomike dhe ushtarake që Evropa nuk e posedon.
Tajani potencoi se qëndrimi i Italisë për Ukrainën mbetet i pandryshuar, se ajo mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të atij vendi, por se nuk do të lejojë që Kievi të përdorë armë italiane në sulmet ndaj Rusisë.
“Qëndrimi jonë ishte shumë i qartë që në fillim: ne mbrojmë të drejtat e Ukrainës, por ne po përpiqemi të ndërtojmë një paqe të drejtë, që do të garantojë pavarësinë dhe lirinë e Ukrainës. Ne e dimë shumë mirë që ka sulmues dhe të sulmuar, por është koha për të ndërtuar një paqe të drejtë", tha Tajani. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s