• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tajani: Hyrja e ushtarëve të NATO-s në Ukrainë mund të shkaktojë luftë të tretë botërore

Tajani: Hyrja e ushtarëve të NATO-s në Ukrainë mund të shkaktojë luftë të tretë botërore

Romë, 15 mars 2024 (MIA) - Opsioni për dërgimin e ushtarëve të NATO-s në Ukrainë do të ishte rrezik potencial për shpërthimin e luftës së tretë botërore, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, njoftoi ANSA.

"Nuk besoj se NATO do të hyjë në Ukrainë. Shpresoj që kjo të mos ndodh", tha Tajani në pyetjen t'i komentojë fjalët e presidentit francez Emanuel Makron, i cili nuk e përjashtoi atë opsion.

Tajani shtoi se hyrja në luftë e Rusisë do të thotë rrezik për luftë të tretë botërore, duke e hedhur posht mundësinë që armata italiane të shkojë në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve.

"Ne jemi për mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe lirive ukrainase, por nuk jemi për luftë me Rusinë. Kievit i ofrojmë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe teknike të llojit të ndryshëm, megjithatë, hyrja në luftë më duket gabim, ndërsa të gjithë italianët, si dhe njerëzit e mençur, nuk e dëshirojnë këtë", tha Tajani.

Ai deklaroi se ushtarët italianë po bëjnë punë të mirë në Detin e Kuq për t'i mbrojtur anijet tregtare nga sulmet e Huthëve.

"Ushtarët italianë bëjnë punë të mirë në Liban, Afrikë dhe Irak, ata janë bartës të paqes dhe lirisë, ndërsa Italia nuk është në luftë me Rusinë", theksoi Tajani. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR