• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tajani: Gabim serioz i Perëndimit që lejoi të vritet Gadafi

Tajani: Gabim serioz i Perëndimit që lejoi të vritet Gadafi

Romë, 17 gusht 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani deklaroi se ishte një "gabim serioz" i Perëndimit që lejoi që ish-lideri libanez Muamer Gadafi të vritet gjatë Pranverës Arabe në vitin 2011, sepse vdekja e tij shkaktoi jo stabilitet në Afrikën e Veriut. 

 "Ishte një gabim shumë serioz. Të vitet Gadafi. Ai ndoshta nuk ishte kampion i demokracisë, por me fundin e tij erdhi jo stabiliteti politik në Libi dhe Afrikë", tha Tajani derisa  mori pjesë në një forum veror në qytetin Luka në bregun verior të Toskanës.

 Sipas tij, falë marrëveshjeve me Gadafin, Italia arriti t'i ndalojë rrjedhat e migrimit, ndërsa situata ka qenë shumë e qëndrueshme.

"Ai përfundimisht ishte më i mirë nga ata që erdhën pas tij. Pas tij erdhi terrorizmi, Vëllezërt Myslimanë", tha Tajani, ndërsa deklarata e tij për Libinë shkaktoi duartrokitje te publiku, lajmëruan mediat italiane.  

 Gadafi u vra nga kryengritësit më 20 tetor të vitit 2011.  sa/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR