• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Tajani: G7 kërkon qëndrim të përbashkët për urdhrin e GJND-së për arrestimin e Netanjahut

Tajani: G7 kërkon qëndrim të përbashkët për urdhrin e GJND-së për arrestimin e Netanjahut

Romë, 25 nëntor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani, deklaroi se grupi G7, me të cilin sivjet kryeson Italia, kërkon qëndrim të përbashkët për urdhrin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë (GJND) për arrestimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.

Krahas Netanjahut, para GJND-së janë akuzuar edhe ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, si dhe lideri i krahut ushtarak të Hamasit, Mohamed Diab Ibrahim al-Masri.

"Duhet të jemi të bashkaur për këtë çështje", tha Tajani në fillim të takimit të ministrave të jashtëm të G7-shit.

SHBA-ja, që është pjesë e G7-shit, në reagimin e parë e hodhi poshtë vendimin e GJND-së. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR