• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tahiri: Nuk ka nevojë te rrëzohet Kurti, bjen vet

Tahiri: Nuk ka nevojë te rrëzohet Kurti, bjen vet

Prishtinë, 8 qershor 2023 (MIA) - Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri thotë se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti "nuk ka nevojë te rrëzohet", sepse "bjen vet", informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Në një publikim në faqen e saj në Fejsbuk, me rastin e kërkesave të drejtuara Kurtit nga ana e BE-së dhe SHBA-së për ndërmarrjen e masave për qetësim të situatës në veri të Kosovës, Tahiri thotë se kryeministri i Kosovës është "në kerkim te daljes nga ky qorrsokak qe e ka berë vet".

Pas vërejtjeve të cilat ia dërguan Kurtit përfaqësuesit e BE-s dhe të SHBA-së në lidhje me veprimet e tij në veri të Kosovës, ku serbët e atjeshëm protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të komunave, Tahiri deklaroi se Kurti "arriti t'i bëjë dëm aleancës strategjike të Kosovës me SHBA-në" dhe se "kjo është hera e parë që Kosova të ketë lider i cili është antiamerikan". 

"Nga antiamerikanizmi i tij e deri në Don Kishotizmin e tij, Albin Kurti arriti t'i bëjë dëm aleancës strategjike të Kosovës me Amerikën! Kosova është dënuar hapur nga SHBA-ja", deklaroi Tahiri pasi para disa ditëve Uashingtoni zyrtar e përjashtoi Kosovën nga stërvitja ushtarake "Mbrojtës i Evropës 2023" dhe paralajmëroi sanksione të reja nëse Kurti nuk i përmbush kërkesat për të ndërmarrë veprime për qetësimin e situatës në veri të Kosovës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR