• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tahiri: Ky është mandati i fundit i Kurtit si kryeministër i Kosovës

Tahiri: Ky është mandati i fundit i Kurtit si kryeministër i Kosovës

 Prishtinë, 18 shtator 2023 (MIA) - Shefi i grupit parlamentar opozitar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abeldard Tahiri deklaroi se ky është mandati i fundit si kryeministër i shefit aktual të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 Duke iu drejtuar mediave në Kuvendin e Kosovës, Tahiri tha se “favori më i madh që Albin Kurti mund t’i bëjë Kosovës është të japë dorëheqje”.

 Ai nuk do të ketë as numra dhe as mundësi për të formuar një qeveri të dytë. Çdo ditë përpiqet të zgjasë mandatin e tij dhe e shihni në çfarë gjendje ështl shteti, tha Tahiri.

 Duke iu përgjigjur deklaratës së Kurtit sot se opozita do të “zhdukej” nëse do të mbaheshin zgjedhje të jashtëzakonshme, kreu i deputetëve të partisë më të madhe parlamentare opozitare tha se është e qartë se kryeministri është “i frikësuar nga kjo opozitë”.

“Vetë fakti që mendja i shkon te opozita tregon se ai ka frikë nga kjo opozitë dhe një gjë është e sigurt: se qeverinë në mandatin e ardhshëm, kurdo që të mbahen zgjedhje herët a vonë, nuk mund të formojë Kurti", tha Tahiri.

Kurti në konferencën e sotme për media, në të cilën ka informuar për takimin e javës së kaluar në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, është pyetur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ashtu siç kërkon opozita, për të cilën është përgjigjur se do të ishte në dëm të opozitës.

"Opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë shkarkimin tim dhe herë zgjedhje të parakohshme. Duhet të them se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë e as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë, ndërsa qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita. Jam i interesuar që ta mund në zgjedhje opozitën por jo që ta zhduk”, tha Kurti.

Në këtë deklaratë të Kurtit paraprakisht reagoi edhe shefi i grupit parlamentar të partisë tjetër opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili tha se kryeministri i Kosovës është bërë humorist dhe se ka humbur fuqinë politike. 

 Ai i bëri thirrje Kurtit të shkojë në zgjedhje – „nëse mundet“. si/ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR