• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tahiri: BE-ja duhet ta shpallë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të vdekur

Tahiri: BE-ja duhet ta shpallë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të vdekur

Prishtinë, 19 mars 2024 (MIA) - Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë  Edita Tahiri, tha se Bashkimi Evropian duhet ta shpallë të vdekur dialogun aktual, mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e saj për “të vdekur”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tahiri në intervistë për portalin "Front onlajn" (frontonline.net), thotë se kryeministri Albin Kurti “e mposhti Kosovën” duke mos arritur marrëveshje me Serbinë për njohjen reciproke të dy shteteve.

 “Dialogu në Bruksel është i dështuar, i vdekur tashmë. Vet fakti se nuk ka zbatim të marrëveshjes zbatuese të Ohrit edhe pas një viti, duhet të shpallet zyrtarisht nga BE-ja se dialogu ka vdekur. Kurti e dështoi Kosovën në këtë dialog, sepse nuk arriti marrëveshje me njohje reciproke mes dy shteteve, përkundër faktit se kishte përkrahje të fuqishme amerikane për njohje reciproke, te shprehur në letrën e Presidentit Bajden”, theksoi Tahiri.

“Në këtë kontekst duhet të kemi parasysh se BE-ja ka hyrë në procesin e zgjedhjeve të brendshme, që do të sjellë ndryshimin e aktorëve, do jenë të emëruar tjerë në funksionet e BE-së. Prandaj duhet të ndodh një prerje e kësaj faze që po shkon, ndërsa BE-ja duhet hapur ta pranojë se ka dështuar dhe të kërkoj që Amerika ta ndërmjetësoj dialogun e Brukselit”, u shpreh ajo.

Sipas saj, çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në vend nuk duhet të jetë temë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, sepse ajo çështje është problem i brendshëm i Kosovës.

“Çështja për dinarin nuk do të duhej te jetë temë e dialogut sepse është çështje e brendshme e Kosovës, është një problem i brendshëm, sepse Kosova e ka të përcaktuar me Kushtetutë se shteti ynë ka vetëm një valutë dhe ajo është euro”, tha Tahiri.

Ajo tha se Qeveria ka shkelur Kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës duke pranuar të hyjë në dialog me Serbinë për dinarin. Sipas saj, mund të bëhet dialog me qytetarët serbë të Kosovës.

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi ka përmendur një çështje kur qeveritë e kaluara kanë refuzuar temat e brendshme të diskutohen në dialog me Serbinë. Njëjtë tha ajo, është dashur të veprojë dhe Qeveria aktuale. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR