• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tërmeti në Maroko mori 1.037 jetë

Tërmeti në Maroko mori 1.037 jetë

Rabat, 9 shtator 2023 (MIA) - Numri i të vdekurve në tërmetin e madh që e goditi Marokon u ngrit në 1.037 njerëz, kumtoi Ministria marokene e Punëve të Brendshme.

Rreth 1.204 të tjerë janë lënduar, prej të cilëve 721 njerëz janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në provincën Al Hauz, epiqendra e tërmetit, sipas Minsitrisë, janë regjistruar 542 viktima.

Mbrëmë në Maroko është regjistruar tërmet me intensitet prej 6.8 ballëve sipas Shkallës së Rihterit, me epiqendër në provincën Al Houz, në jugperëndim të Marakeshit, destinacion i njohur për turistët e huaj. ab/

foto: DPА

QËNDRONI TË LIDHUR