• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tërmet prej katër ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në Sarajevë

Tërmet prej katër ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në Sarajevë

Sarajevë, 19 shkurt 2024 (MIA) - Tërmet me magnitudë prej 4.2 ballë të shkallës Rihter e ka goditur kryeqytetin e BeH-së, Sarajevën në mëngjes rreth orës 09:20. 

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 10 kilometra në veri të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometrash.

Qytetarët e Sarajevës dhe rrethina e saj shkruajnë në EMSC se tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe ka zgjatur disa sekonda, transmeton Klis.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR