• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tërmet prej 6,8 sipas Rihterit e goditi pjesën veriore dhe verilindore të Japonisë

Tërmet prej 6,8 sipas Rihterit e goditi pjesën veriore dhe verilindore të Japonisë

Tokio, 10 gusht 2024 (MIA) - Tërmet që sipas matjeve preliminare, ishte me fuqi prej 6,8 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot e goditi pjesën veriore dhe verilindore të Japonisë. Tani për tani autoritetet nuk dhanë paralajmërim për cunami.

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej rreth 490 kilometrave nën sipërfaqen e detit. Nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Tërmet me intensitet prej 6,5 ballëve sipas Rihterit sot është regjistruar edhe në Detin Ohot, në lindje të brigjeve të ishullit rus Sahalin. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR