• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tërmet prej 6,7 ballëve sipas Rihterit e goditi Sumatrën jugperëndimore

Tërmet prej 6,7 ballëve sipas Rihterit e goditi Sumatrën jugperëndimore
Bengkulu, 18 nëntor 2022 (MIA) - Tërmet me fuqi prej 6,7 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar në jugperëndim të ishullit indonezian Sumatra, kumtoi Qendra sizmologjike evropiano-mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit është në thellësi prej 10 kilometrave, kumtoi EMSC. Tani për tani nuk ka raportime për dëme të mundshme. Tërmeti ndodhi 212 kilometra në jugperëndim të qytetit Bengkulu, kumtoi qendra sizmologjike amerikane USGS. Epiqendra ishte në afërsi të ishullit të vogël Engano. Banorët e qytetit Bengkulu, për mediumet franceze deklaruan se nuk ndjejnë pothuajse asgjë. "Çudi, fare nuk ndjeva asgjë. isha jashtë, bisedova me fqinjin tim, as që kuptuam se ka tërmet", deklaroi Hendri Tasparillo (34). Indonezia ndodhet në "unazën e zjarrtë" të Paqësorit ku ka katër tërmete. Në janar të vitit 2021, tërmeti me fuqi prej 6,2 ballë sipas Shkallës së Rihterit e goditi ishullin Sulavesi, me ç'rast jetën e humbën mbi 100 njerëz, ndërsa mijëra mbetën pa shtëpi në qytetin bregdetar Mamuxhu. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR