• e martë, 24 dhjetor 2024

Tërmet prej 6,4 ballë sipas Rihterit në kufirin mes Meksikës dhe Guatemalas

Tërmet prej 6,4 ballë sipas Rihterit në kufirin mes Meksikës dhe Guatemalas

Tapaçulla, 12 maj 2024 (MIA) - Tërmet i fuqishëm me intensitet 6,4 ballë sipas shkallës së Rihterit e ka goditur rajonin kufitar mes Meksikës dhe Guatemalas rreth orës gjashtë në mëngjes sipas kohës lokale, njoftoi Instituti gjeologjik i SHBA-së.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej 75 kilometrave në afërsi të qytetit kufitar meksikan Suçiata.

Në këtë moment nuk ka raporte për dëme, por nuk përjashtohet, pasi pjesët më të largëta malore në kufi janë të ndjeshme ndaj rëshqitjes së dheut. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR