• e premte, 27 dhjetor 2024

Tërmet prej 6,2 ballë në Tokio, nuk ka rrezik nga cunami

Tërmet prej  6,2 ballë në Tokio, nuk ka rrezik nga cunami

Tokio, 26 maj 2023 (MIA) - Tërmet me magnitudë prej 6.2 ballë sipas Shkallës Rihter sot e ka goditur Tokion dhe zonat përreth në Japoninë lindore, por nuk ka rrezik nga cunami.

Tërmeti ka ndodhur në orën 19 e 3 minuta, ndërsa sipas Agjencisë meteorologjike japoneze, epiqendra ka qenë në thellësi prej rreth 50 kilometrave nga bregu lindor i Çibas.

Nuk janë regjistruar çrregullime në centalin bërthamor Tokai 2,  të lokalizuara në Ibaraki, në verilindje të Tokios, publikoi operatori i saj. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR