• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tërmet prej 5,9 ballë sipas shkallës Rihter i ka goditur Filipinet

Tërmet prej 5,9 ballë sipas shkallës Rihter i ka goditur Filipinet

Manila, 3 maj 2024 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 5,9 ballë sipas shkallës Rihter i ka goditur ishujt filipine Lejte, njoftoi Qendra gjermane hulumtuese për gjeoshkencë (GFZ).

Sipas GFZ, tërmeti ka qenë në thellësi prej 10 kilometrave.

Agjencia sizmologjike filipinase ka njoftuar se priten lëkundje të njëpasnjëshme dhe se tërmeti me siguri ka shkaktuar dëm material.

Arqipelagu i Filipineve ndodhet në të ashtuquajturën "unaza e zjarrtë", ku shpesh ka aktivitet vullkanik dhe tërmete. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR