• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tërmet prej 4,3 ballëve sipas Rihterit e goditi provincën turke Adijaman

Tërmet prej 4,3 ballëve sipas Rihterit e goditi provincën turke Adijaman

Ankara, 13 prill 2023 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 4,3 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot pasdite e goditi provincën turke Adijaman në juglindje të vendit, njoftoi Agjencia për Menaxhim me Katastrofa.

Sipas raportimeve, tërmeti ka ndodhur në rrethinën e qytetit Sinxhik në orën 16 e 26 minuta sipas kohës lokale. 

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej shtatë kilometrave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR