• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tërmet prej 4,1 ballë në Shqipëri

Tërmet prej 4,1 ballë në Shqipëri

Tiranë, 28 shkurt 2023 (MIA) - Tërmet me magnitudë prej 4,1 ballë sipas shkallës Rihter sonte, në orën 18:43 është regjistruar në Shqipëri. 

Epiqendra ishte në Belsh 24 kilometra nga qyteti i Elbasanit dhe 9 kilometra nga Lushnja, në thellësi prej 2 kilometra.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme të shkaktuara materiale, përveç se ka shkaktuar shqetësim te popullata. 

Lëkundja me intensitet më të dobët është ndjerë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, por edhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR