• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tërmet prej 4 ballëve është regjistruar në Rumani

Tërmet prej 4 ballëve është regjistruar në Rumani

Bukuresht, 6 shkurt 2024 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 4 ballëve sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në Rumani.

Tërmeti ka ndodhur në thellësi prej 15.8 kilometrave.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të qyteteve vijuese: 24 kilometra në perëndim të Sllobozisë, 62 kilometra në jug të Buzaut, 79 kilometra në lindje të Bukureshtit, 91 kilometra në juglindje të Ploeshtit.

Kanë pasuar lëkundje të njëpasnjëshme brenda disa orëve me intensitet prej 2,2, 2,3 dhe 2,9 ballë.

Vitin e kaluar tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në Rumani ka qenë me intensitet prej 5,7 ballëve dhe ka ndodhur më14 shkurt në qarkun Gorc në thellësi prej 6,3 kilometrave. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR