• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tërmet mesatar në Filipine, nuk ka informacione për viktima

Tërmet mesatar në Filipine, nuk ka informacione për viktima

Manilë, 13 tetor 2023 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 5,2 ballëve sipas Shkallës së Rihterit i goditi sot Filipinet, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i SHBA-së, ndërsa autoritetet lokale paralajmëruan për dëme të mundshme dhe lëkundje të njëpasnjëshme. Nuk ka viktima, njoftuan autoritetet lokale.

Tërmeti ishte në thellësi të vogël, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti Manila në orën 8:24 sipas kohës lokale. 

Tërmetet janë të zakonshme në Filipine, e cila ndodhet në Unazën e Zjarrit në Paqësori, zonë me aktivitet intensiv sizmik dhe vullkanik. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR