Tërmet mesatar është regjistruar në afërsi të Kamçatkës
- Një tërmet me magnitudë 5,6 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë pranë bregdetit lindor të Kamçatkës.
- Post By Melahat Baftija
- 12:34, 24 gusht, 2025
Moskë, 24 gusht 2025 (MIA) - Një tërmet me magnitudë 5,6 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë pranë bregdetit lindor të Kamçatkës.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 197 kilometra nga Petropavlovsk-Kamçatski në Oqeanin Paqësor në një thellësi prej 49,6 kilometrash.
Më 20 korrik, Kamçatka u godit nga tërmeti më i fortë që nga viti 1952, me magnitudë prej 8,8 ballë sipas shkallës Rihter. Që atëherë, ka pasur dridhje çdo ditë, por intensiteti i tyre ka qenë në rënie. mb/
Foto: MIA