• e enjte, 18 korrik 2024

Tërmet me një intensitet prej 5.5 ballë në afërsi të ishullit grek të Kretës

Tërmet me një intensitet prej 5.5 ballë në afërsi të ishullit grek të Kretës
Athinë, 21 nëntor 2022 (MIA) - Në zonën detare mes ishujve Kasos dhe Kretë, një orë e gjysmë pas mesnate është regjistruar një tërmet me intensitet 5.5 ballë, i cili është ndjerë në disa pjesë të vendit, ndërsa nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar në Athinë, epiqendra e tërmetit ka qenë 62 kilometra në veriperëndim të Kasosit, ndërsa Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare lëshoi ​​​​një paralajmërim për cunami. Sizmologu Eftimios Lekasi ​​për televizionin grek ERT shpjegoi se paralajmërimi tashmë është anuluar dhe se nuk ka arsye për shqetësim. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR