Tërmet me magnitudë katër ballë në afërsi të Petrinjës, nuk ka të dhëna për dëme materiale
- Një tërmet me magnitudë katër ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në zonën e Petrinjës, kumtoi Shërbimi Sizmologjik kroat.

Zagreb, 25 shkurt 2025 (MIA) - Një tërmet me magnitudë katër ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në zonën e Petrinjës, kumtoi Shërbimi Sizmologjik kroat.
Për momentin nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale.
Në kumtesën theksohet se sizmografët e Shërbimit Sizmologjik kanë regjistruar një tërmet mjaft të fortë në orën 12:52 me epiqendër afër Taborishtes, tre kilometra në juglindje të Petrinjës.
Tërmeti ka qenë me magnitudë prej 4,0 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa intensiteti në epiqendër ka qenë 5 - 6 gradë sipas EMS.
Mediat kroate raportojnë se tërmeti është ndjerë në zonën më të gjerë të Sisakut, ndërsa një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji elektrike.
Një seri tërmetesh të forta goditën zonën e Petrinjës në fund të vitit 2020, me tërmetin më të fortë me magnitudë 6,2 ballë sipas shkallës Rihter. Disa persona vdiqën atëherë, pati edhe lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale në zonën e gjerë të Banisë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s