• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tërmet me intensitet prej 4,7 ballë në bregun e Korfuzit

Tërmet me intensitet prej 4,7 ballë në bregun e Korfuzit

Athinë, 22 mars 2024 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 4,7 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua në mëngjes në jug të ishullit grek Korfuz.

Tërmeti ka ndodhur në ora 7 e 20 minuta sipas kohës lokale dhe është ndjerë në ishull, ndërsa epiqendra ka qenë në thellësi prej 9,2 kilometrave, njofton Katimerini.

Agjencia greke për planifikim dhe mbrojtje nga tërmetet (OAPS) kumtoi se në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur edhe një tërmet me intensitet prej 3,5 ballë sipas Shkallës së Rihterit, ndërsa epiqendra ka qenë në 20 kilometra në jugperëndim të ishullit Otoni. 

Nuk ka infromata për dëme eventuale. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR