Tërmet me fuqi prej 5,9 ballë sipas Shkallës së Rihterit e goditi ishullin japonez, në të cilin gjatë Vitit të Ri e humbën jetën 230 njerëz
- Tërmet me fuqi prej 5,9 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot në mëngjes e goditi Japoninë qendrore, por nuk u dha paralajmërim për cunami, kumtoi Agjencia meteorologjike japoneze.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:51, 3 qershor, 2024
Tokio, 3 qershor 2024 (MIA) - Tërmet me fuqi prej 5,9 ballëve sipas Shkallës së Rihterit sot në mëngjes e goditi Japoninë qendrore, por nuk u dha paralajmërim për cunami, kumtoi Agjencia meteorologjike japoneze.
Epiqendra e tërmetit ishte në gadishullin Noto, i cili tashmë ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm më 1 janar në të cilin jetën e humbën 230 njerëz. Sipas televizionit NHK, autoritetet lokale kumtuan se tani për tani nuk është regjistruar dëm material.
Pasgoditja me fuqi prej 4,8 ballëve ndodhi 10 minuta pas tërmetit të parë.
Japoninë shpesh e godasin tërmete dhe në tentim për t'i kufizuar efektet e tyre, zbaton rregulla jashtëzakonisht të rrepta për ndëtim.
Katastrofa në Fukushima në mars të vitit 2011, pas tërmetit shkatërrues dhe cunamit që pasoi dhe e dëmtuan centralin bërthamor, akoma është thellë në kujtesën e popullatës. ab/