• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tërmet me fuqi prej 4,6 ballë në provincën turke Kahramanmarash

Tërmet me fuqi prej 4,6 ballë në provincën turke Kahramanmarash

Kahramanmarash, 5 maj 2023 (MIA) - Një tërmet me intensitet prej 4.6 ballë është regjistruar sot në provincën juglindore turke Kahramanmarash, e cila ishte epiqendra e tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit.

Sipas Drejtorisë qeveritare të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti është regjistruar në orën 17:52, epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin Gjoksun dhe thellësia e tij ishte 7.55 kilometra.

Për momentin nuk ka informacione për dëmet e shkaktuara apo për persona të lënduar.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i viktimave në tërmetet shkatërruese në vend të 6 shkurtit është mbi 50 mijë, ndërsa të lënduarit rreth 115 mijë. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR