• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tërmet i fuqishëm ka goditur Malin e Zi

Tërmet i fuqishëm ka goditur Malin e Zi

Podgoricë, 14 mars 2024 (MIA) - Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 5.3 ballë sipas shkallës së Rihterit këtë mëngjes rreth orës katër ka goditur Malin e Zi, bën të ditur MINA.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 32 kilometra nga veriperëndim të Nikshiqit.

Tërmeti është regjistruar në orën 4:06 në thellësi prej dhjetë kilometrash, ndërsa është ndjerë në gjithë Malin e Zi.

Në ueb faqen e Institutit të hidrometeorologjisë dhe sizmologjik malazez ende nuk ka informacion për tërmetin.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR