• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tërmet i fuqishëm afër Filipineve, është dhënë paralajmërimi për cunami

Tërmet i fuqishëm afër Filipineve, është dhënë paralajmërimi për cunami

Manilë, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Një tërmet me fuqi preliminare prej 7,56 ballëve e goditi ishullin Mindanao të Filipineve dhe u lëshua paralajmërimi për cunami.

Tërmeti ndodhi në orën 22:37 sipas kohës lokale (15:37 sipas kohës së mesme evropiane) dhe ishte në thellësi të matur prej 32 kilometrave nën fundin e detit.

Qendra e Pacifikut për paralajmërim nga cunami kumtoi se në bazë të fuqisë dhe lokacionit, pret valë të cunamit t'i godasin Filipinet, Indonezinë, Papuan dhe Malajzinë.

Tërmetet me manjitudë 7,0-7,9 karakterizohen si "të fuqishme". Ata shkaktojnë dëmtime të ndërtesave, disa tërësisht apo pjesërisht dhe rrënohen apo pësojnë dëmtime të mëdha. Ndjehet në distancë të madhe, dnërsa më së shumti shkaktojnë dëme të mëdha në radius prej 250 kilometrave nga epiqendra. Brenda vitit në botë ndodhin vetëm 10 deri 20 tërmete me fuqi të tillë. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR