• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tërhiqet ftesa dërguar ambasadorit rus për ndarjen e Çmimeve Nobel në Stokholm

Tërhiqet ftesa dërguar ambasadorit rus për ndarjen e Çmimeve Nobel në Stokholm

Stokholm, 2 shtator 2023 (MIA) - Fondacioni Nobel sot njoftoi se e tërheq ftesën dërguar ambasadorit rus në Suedi që të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të ndarjes së Çmimit Nobel në Stokholm, pas kritikave të ashpra nga politikanët suedeze, informon DPA.

"Ne vumë re reagimin e fortë të Suedisë, i cili e la plotësisht në hije vendimin tonë. Ne kemi zgjedhur të përsërisim përjashtimin e vitit të kaluar nga praktika e rregullt - domethënë, të mos ftojmë ambasadorët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit në ceremoninë e çmimit Nobel në Stokholm", thuhet në kumtesën e Fondacionit Nobel.

Megjithatë, Fondacioni theksoi se ambasadorët e të trija vendeve "do të ftohen në ceremoninë në Oslo". 

Kryeministri suedez Ulf Kristerson kritikoi ftesën e dërguar të premten dhe së bashku me disa politikanë të tjerë të lartë suedezë, kërcënoi se do të bojkotonte ceremoninë në Stokholm nëse merr pjesë ambasadori rus.

Më 10 dhjetor në Stokholm do të ndahen Çmimet Nobël për letërsi, mjekësi, fizikë, kimi dhe ekonomi. 

Çmimin Nobël për Paqe të njëjtën ditë do ta ndajë Komiteti Nobël i Norvegjisë në Oslo. "Të gjithë ambasadorët do të ftohen si deri më tani në ndarjen e çmimit në Oslo", njoftoi Fondacioni. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR