• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të shtënat në shkolla janë të rralla në Evropë

Të shtënat në shkolla janë të rralla në Evropë

Pragë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Të shtënat me armë zjarri në shkolla, si ajo në universitetin në qendër të Pragës ku sot u vranë më shumë se 15 persona, janë shumë më pak të zakonshme në Evropë sesa në SHBA.

Këto janë të shtënat më vdekjeprurëse në shkolla në Evropë që nuk janë të lidhura me terrorizmin në 25 vitet e fundit:

- Më 3 maj, një 13-vjeçar ka vrarë me armë zjarri tetë shokë të klasës dhe një roje në një shkollë fillore në qendër të Beogradit. Gjashtë fëmijë dhe një mësues u plagosën gjithashtu. Policia arrestoi të miturin.

- Më 17 tetor 2018, një person i armatosur 18-vjeçar vrau 20 persona, përfshirë nëntë fëmijë, dhe plagosi dhjetëra të tjerë, përpara se të vriste veten në kolegjin teknik në Krime, ku ishte student.

- I armatosur me një armë gjahu dhe një mjet shpërthyes, Ilnaz Galaviev, në atë kohë 19 vjeç, hapi zjarr më 11 maj 2021 në shkollën numër 175 në qytetin perëndimor rus Kazan, duke vrarë nëntë persona, përfshirë shtatë fëmijë. Në vitin 2023 ai u dënua me burgim të përjetshëm.

- Më 20 shtator të vitit 2021, një student i veshur me veshje të zezë taktike dhe një helmetë, i armatosur me armë gjahu, kaloi nëpër ndërtesat e Universitetit shtetëror në Perm, duke vrarë gjashtë persona, kryesisht gra, ndërsa ka plagosur rreth njezet.

- Një ish-nxënës 19 vjeçar, me shumë gjasa si hakmarrje pasi që ishte përjashtuar nga shkolla, më 26 prill 2002 vraru 16 persona, mes tyre 12 mësues dhe dy nxënës në një shkollë në Erfurt. Më pas e vrau veten.

- Më 11 mars 2009, nëntë studentë, tre mësues dhe tre kalimtarë të rastit u vranë nga të shtënat në një shkollë në Vinenden në Gjermaninë jugore nga një ish-nxënës i cili më pas vrau veten.

- Më 7 nëntor 2007, një nxënës 18-vjeçar hapi zjarr në një shkollë në Finlandën jugore, duke vrarë pesë djem, dy vajza dhe drejtoreshën përpara se të vriste veten.

- Më 23 shtator 2008, njëmbëdhjetë persona, përfshirë sulmuesin, vdiqën në një masakër në një shkollë në Kauhajoki, Finlandë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR