• e enjte, 18 korrik 2024

Të shtënat në shkollë në Gjermani: I lënduar një nxënës, policia ka arrestuar të dyshuarin

Të shtënat në shkollë në Gjermani: I lënduar një nxënës, policia ka arrestuar të dyshuarin

Berlin, 9 nëntor 2023 (MIA) - Të paktën një nxënës u plagos gjatë të shtënave që ndodhën sot në një shkollë në qytetin gjerman, Ofenburg.

Tani për tani supozohet se një person shumë i ri, ndoshta një nxënës tjetër, me armë zjarri e ka plagosur moshatarin e tij.

I dyshuari për këtë vepër është arrestuar, ndërsa në terren ndodhen një numër i madh i policëve, njoftoi Nova.rs.

“Nxënësit momentalisht janë nëpër klasa për arsye të sigurisë së tyre”, njoftoi policia.

Policia e ka rrethuar tërë zonën, por besohet se tashmë nuk ka rrezik. ss/bsh/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR