• e hënë, 23 shkurt 2026

SHBA-ja evakuoi një pjesë të personelit diplomatik në Bejrut për shkak të tensioneve me Iranin

SHBA-ja evakuoi një pjesë të personelit diplomatik në Bejrut për shkak të tensioneve me Iranin

Uashington, 23 shkurt 2026 (MIA) - Një përfaqësues i lartë anonim i Departamentit të Shtetit sot deklaroi se po tërhiqet një pjesë e personelit nga Ambasada e SHBA-së në Bejrut, për shkak të përleshjeve eventuale ushtarake me Iranin.

"Në mënyrë të vazhdueshme e vlerësojmë situatën e sigurisë dhe në bazë të vlerësimeve tona të fundit, konfirmuam se është e logjikshme që ta zvogëlojmë praninë e personelit tonë", tha burimi anonim.

Ai shtoi se Ambasada e SHBA-së mbetet operative me personelin bazë.

Po ashtu, burimi nga Ambasada e SHBA-së në Liban informoi se janë evakuuar 50 njerëz.

SHBA-ja paradokohe e ka përforcuar praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti Donald Tramp të premten deklaroi se mendon për sulme të kufizuara ndaj Iranit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR