• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Të shtëna në një shkollë në Finlandë, ka të plagosur

Të shtëna në një shkollë në Finlandë, ka të plagosur

Helsiniki, 2 prill 2024 (MIA) - Policia finlandeze kumtoi se sot ka pasur të shtëna në një shkollë në qytetin Vantaa, në afërsi të Helsinikit.

Në incident ka të plagosur, ndërsa i dyshuari për sulmin u arrestua.

Të shtënat kanë ndodhur në një shkollë në zonën Viertola, në qytetin Vantaa, kumtoi policia finlandeze.

Policia ka arrestuar të dyshuarin për të shtënat, ndërsa ka dhe të plagosur, thuhet në kumtesë.

"Policia është në vendngjarje dhe kryen inspektim. Luten qytetarët të rinë larg zonës dhe në ambient të mbyllur. Dyert nuk duhet të hapen për të huajt", thuhet në kumtesën e policisë.

Vanta ka rreth 250.000 banorë dhe është pjesë e zonës më të gjërë të Helsinkit.

Serivisi radiodifuziv publik i Finlandës Ile njoftoi se në shkollë punojnë rreth 90 persona. rq/bsh/

Foto Iks

QËNDRONI TË LIDHUR