Të shtëna në një autostradë në SHBA: Gjashtë të plagosur, i dyshuari është arrestuar
- Të paktën gjashtë persona janë plagosur nga të shtënat jo selektive në autostradën "Interstejt 5" në afërsi të Sietli të SHBA-së.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:28, 4 shtator, 2024
Uashington, 4 shtator 2024 (MIA) - Të paktën gjashtë persona janë plagosur nga të shtënat jo selektive në autostradën "Interstejt 5" në afërsi të Sietli të SHBA-së.
Sipas raportit të mediave, i dyshuari është arrestuar pasi shtatë automjete ishin goditur nga plumbat.
Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Policia nuk ka dhënë më shumë informacione për motivin e mundshëm të sulmuesit.
Sipas të dhënave, ky është rasti i 37-të i të shtënave në qarkun e King Kauntit këtë vit, ndërsa në shtetin e Uashingtonit janë regjistruar 57 incidente të tilla. qa/
Foto: arkivi