• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të shtëna në Kanada: Tre të vdekur, dy në gjendje kritike

Të shtëna në Kanada: Tre të vdekur, dy në gjendje kritike

Otavë, 27 nëntor 2023 (MIA) - Gjatë të shtënave në Uinipeg, Kanada, tre persona humbën jetën, ndërsa dy janë plagosur rëndë, njoftoi policia lokale. Të shtënat kanë ndodhur dje pak pas orës 4 të mëngjesit, në perëndim të qendrës së qytetit. 

Policët në vendin e ngjarjes kanë gjetur pesë viktima me plagë nga armë zjarri.

"Incidenti ka ndodhur në rezidencën me më shumë njësi; nuk ka informacione shtesë për motivin e mundshëm", tha zëdhënësi i policisë në Uinipeg, Xhejson Mihalishen, transmeton Si-En-En.

Në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e një burri dhe një gruaje. Tri viktima ishin dërguar në spital, ndërsa njëra prej tyre më vonë ka ndërruar jetë nga plagët. "Dy viktima, burrë dhe grua, janë në gjendje kritike në spital. Hetimi është duke vijuar", tha Mihalishen. 

Autoritetet ende nuk e bëjnë të ditur identitetin e viktimave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR