• e martë, 02 korrik 2024

Të shtëna në dy shkolla në Kanada, nuk ka të lënduar

Të shtëna në dy shkolla në Kanada, nuk ka të lënduar

Montreal, 9 nëntor 2023 (MIA) - Mbrëmë është hapur zjarr në dy shkolla fetare hebraike në Montreal. Në incidentin nuk ka të lënduar, kumtoi sot policia.

Kryeministri kanadez Xhastin Trudo e dënoi incidentin.

"Dëshiroj të jem i qartë. Ne ashpër e dënojmë dhunën antisemitike", tha Trudo.

Ai këtë e deklaroi pasi foli për rritjen e "tmerrshme" të ansisemitizmit dhe islamofobisë nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR