• e enjte, 26 dhjetor 2024

Të rinjtë në Mal të Zi jetojnë me prindërit deri në moshën 33 vjeçare

Të rinjtë në Mal të Zi jetojnë me prindërit deri në moshën 33 vjeçare

Podgoricë, 29 gusht 2023 (MIA) - Rreth 62 për qind e të rinjve në Mal të Zi jetojnë me prindërit e tyre, ndërsa mesatarisht bëhen të pavarur vetëm pasi të mbushin moshën 33 vjeçare, thuhet në studimin e Qendrës për Edukim Qytetar (CGO) me titull "Rinia midis margjinalizimit, radikalizimit dhe potencialit".

Siç tha Nikola Mirkoviq, një bashkëpunëtor programi në CGO dhe një nga autorët e studimit, krahasuar me statistikat në Evropë, të rinjtë në Mal të Zi bëhen të pavarur vonë.

Për shumicën e të rinjve në Mal të Zi, gjëja më e rëndësishme është të jesh i pavarur, të marrësh përgjegjësi, të jesh besnik (partnerit, miqve, punëdhënësit) dhe të kesh miq. Më pas vjen zhvillimi profesional, pra karriera ndërsa më pas krijimi i familjes.

Mirkoviq shtoi se të rinjtë në Mal të Zi tregojnë një distancë të fortë sociale ndaj përdoruesve të substancave psikoaktive dhe alkoolit, personave HIV pozitiv, por edhe personave LGBT, gjë që tregon praninë e homofobisë tek ky grup.

Tek të rinjtë në Mal të Zi mbizotëron mosinteresimi për politikën, i cili shoqërohet me qëndrimin se zëri i tyre nuk ka ndikim të rëndësishëm në funksionimin e institucioneve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR