• e diel, 10 nëntor 2024

Të punësuarit në Prokuroritë publike të vendit nga sot hyjnë në grevë

Të punësuarit në Prokuroritë publike të vendit nga sot hyjnë në grevë

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Punonjësit e prokurorive publike nga sot janë në grevë, kumtoi sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së punonjësve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (AOGJSH), Bojan Tripunoski para Prokurorisë Themelore Publike - Shkup.

Kërkesat e punonjësve në prokurori janë rritja e pagave me 78 për qind dhe kthimi i shtesave të pagave në masën 35 për qind. Greva do të mbahet para objekteve të të gjitha 28 prokurorive publike në vend, sallat e tyre apo sallat e mbledhjeve dhe siç tha Tripunoski do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Konform rregulloreve ligjore, punonjësit në prokuroritë publike do të punojnë vetëm në rastet në të cilat ka paraburgim, bastisje apo ankesa urgjente.

"Nuk do të lejojmë asnjë presion ndaj punonjësve për kryerjen e detyrave të punës, përveç atyre që janë urgjente. Për fillimin e grevës është i informuar edhe ministri i Drejtësisë, i cili nuk gjeti kohë të na pranojë dhe të dëgjojë kërkesat tona. Deri te gjitha partitë politike në Kuvend i është dërguar amendament, me të cilin kërkohet që në rebalancin e buxhetit të parashikohen paga më të larta për të punësuarit në prokurori. Jemi të gatshëm t'i përballojmë të gjitha presionet", tha sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së AOGJSH, Bojan Tripunoski.

Revolta te punonjësit e prokurorive publike ka ardhur pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për rritjen e pagës së zyrtarëve, ndërkohë që për punonjësit në prokuroritë publike ka shkurtuar shtesat e pagës në masën 35 për qind, për punonjësit e departamenti të krimit të organizuar dhe shtesat prej 5 për qind.... Paga mesatare e të punësuarve në prokuroritë publike është 22.000 denarë.

Izabela Ilieva nga organizata sindikaliste në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut tha se rritja e pagave sipas marrëveshjes së përgjithshme kolektive nuk është e mjaftueshme dhe apeloi deri te ministri i Financave dhe ai i Drejtësisë sa më shpejt të mbajnë takim sepse siç tha ajo greva do të radikalizohet.

"Problemet janë grumbulluar prej vitesh, por tani jemi të gjithë si një. Greva filloi kudo në orën 7:30 të mëngjesit. I bëj thirrje ministrit të Financave dhe ministrit të Drejtësisë që të na thërrasin sa më parë dhe të mos humbim kohë, pra të ulemi dhe të fillojmë të merremi vesh, sepse realisht kemi shumë gjëra për të zgjidhur. Nëse Ligji për shërbimin gjyqësor ka përfunduar, atëherë Ligji për Prokurorinë publike as që ka filluar, ne nuk jemi thirrur të diskutojmë për atë ligj dhe të japim specifikat tona. Zakonisht bëjnë “kopi-pejst” të Ligjit për shërbimin administrativ", tha Ilieva para Prokurorisë Themelore Publike – Shkup. 

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR