• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski për takimin me "Rosh": Po përpiqemi t'i kthejmë qytetarët dhe të marrin shërbimin më të lartë shëndetësor me çmime konkurruese

Mickoski për takimin me

Shkup, 9 nëntor 2024 (MIA) - Bëjmë përpjekje të kthehen edhe qytetarët për të marrë shërbim shëndetësor më të lartë me çmime konkurruese, kështu u përgjigj shkurt kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve rreth takimit të tij të djeshëm me udhëheqësinë e kompanisë "Rosh".

"Jemi në një fazë të avancuar, po flasim për një nga tre kompanitë e para në botë që nuk ishte prezente këtu për një periudhë të caktuar. Përfundimisht,  po përpiqemi të kthehen edhe qytetarët dhe të marrin shërbimin më të lartë shëndetësor me çmime konkurruese. Kjo nuk do të thotë se do të ulim sasinë e mjeteve që do të investohen. Vëllimi do të mbetet i njëjtë, çështja është në uljen që do të marrim, për të rritur numrin e të siguruarve që do ta përdorin atë shërbim falas. Ne po mundohemi të përdorim një strategji, drejtpërdrejt në bisedime me gjigantët e mëdhenj dhe prodhuesit e barnave, që të sigurojmë çmime të ulëta konkurruese, që të mos jetë si më parë, të rriten çmimet dhe pastaj Fondi të zbrazet", sqaroi Mickoski.

Ai përkujtoi se në fillim të mandatit kjo Qeveri e zgjeroi listën pozitive të barnave.

"I kemi kursyer qytetarëve disa milionë euro. Unë personalisht jam i përfshirë në sektorin e shëndetësisë dhe në periudhën e ardhshme do të punojmë në përmirësimin e shërbimeve, si dhe të kushteve të punës së punonjësve shëndetësor. Kemi filluar negociatat e plota me sindikatat. Ne presim progres këtë javë, në mënyrë që në fund të javës të gjejmë një zgjidhje tjetër për problemet e shtresuara ndër vite. Qëllimi është që qytetarët të marrin shërbime të larta shëndetësore", përsëriti Mickoski. sa/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR