Të premten dhe të shtunën reshje lokale dhe ulje të temperaturave
- DPHM paralajmëron se nga e enjtja do të ketë vranësira të shtuara, ndërsa të premten dhe të shtunën do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale dhe ulje të temperaturave për 5 deri në 7 gradë Celsius.
- Post By Fami Bajrami
- 12:14, 15 tetor, 2024
Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - DPHM paralajmëron se nga e enjtja do të ketë vranësira të shtuara, ndërsa të premten dhe të shtunën do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale dhe ulje të temperaturave për 5 deri në 7 gradë Celsius.
Nesër paradite moti do të jetë më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale.
"Nga e enjtja do të ketë vranësira të shtuara ku temperaturat e mëngjesit do të jenë më të larta, ndërsa në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës", njofton DPHM.
foto: arkivi i MIA-s