• e shtunë, 23 nëntor 2024

Të plagosurit nga sulmi me thikë në Gjermani pritet të mbijetojnë

Të plagosurit nga sulmi me thikë në Gjermani pritet të mbijetojnë

Dyseldorf, 28 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet gjermane sot njoftuan se të gjithë tetë personat e lënduar në sulmin vdekjeprurës me thikë gjatë javës së kaluar në qytetin perëndimor të Solingenit pritet të mbijetojnë.

Herbert Reul, ministër i Punëve të Brendshme në krahinën Rajna Vestfalia Veriore, tha se të lënduarit do të shërohen.

Tre persona u vranë në sulmin në Solingen të premten që përsëri ndezi debate mbi politikat e imigracionit dhe deportimet në Gjermani, raporton DPA. 

Autori i dyshuar është identifikuar si Isa al-H sipas ligjeve gjermane të privatësisë, një 26-vjeçar sirian të cilit i është caktuar paraburgimi.

Prokuroria publike federale po e heton atë për vrasje dhe për dyshimin e anëtarësimit në grupin terrorist të Shtetit Islamik. qa/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR